AS PRISHTINA - ISTOGU

TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Në duelin e të pamposhturve, fiton AS Prishtina
1 November, 2019 @22:10
Skuadra e Istogut, duke pësuar nga AS Prishtina me rezultat 74-60, e humbi rastin për të qenë në krye të tabelës në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll.
Që të dyja skuadrat deri në këtë ndeshje ishin të pamposhtura, por ky epitet i mbeti vetëm skuadrës së trajnerit Valentin Spaqi, AS Prishtinës.
Dion Haxhosaj sikurse në ndeshjen e parë të stinorit, edhe në këtë ndeshje ishte më i miri te skuadra prishtinase. Ai luajti me double-double prej 28 pikëve e 15 kërcimeve, derisa u ndihmua edhe nga Rron Kurti me 12 pikë të tjera.
Te Istogu me double-double prej 20 pikëve e 12 kërcimeve luajti edhe Diamant Shabani, por nuk mjaftoi performanca e tij për fitore.
AS Prishtina me 2 fitore në 2 ndeshjet e luajtura ngritet në pozitën e katërt, kurse Istogu me 2 fitore e 1 humbje gjendet në pozitën e tretë, derisa kësaj humbjeje më së shumti iu është gëzuar skuadra e Vëllaznimit, pasi që me fitoren e sontme ndaj Boreas, ata mbetën në krye të tabelës.
Në xhiron tjetër AS Prishtina luan me një tjetër skuadër pa humbje, Kerasan Prishtinën, kurse Istogu pushon.