FERNERBAHÇE - ZALGIRIS KAUNAS

Për 2 min, Feneri humb ndeshjen që e kishte në duar
1 November, 2019 @21:36
Një fund dramatik ndodhi në ndeshjen në mes të Fenerbahçes dhe Zalgiris Kaunas.
Fenerbahçe ishte shumë afër ta festonte fitoren e dytë, por me një seri prej 10-0, nga skuadra lituaneze Zalgiris në dy minutat e fundit të ndeshjes, arriti ta mposht kundërshtarin me rezultat 76-79.
Marius Grigonis me 19 pikë dhe Zach Leday me 16 pikë, ishin të vetmit që shënuan pikë dyshifrore te skuadra e trajnerit Sarunas Jasikevicius, derisa te Feneri nuk mjaftuan 29 pikët e yllit françez Nando De Colo.
Zalgiris e balancoi bilancin me 3 fitore e 3 humbje, kurse Fenerbahçe është duke kaluar në një fazë jo të mirë. Ata aktualisht kanë 1 fitore dhe 5 humbje.