GOLDEN STATE WARRIORS

Stephen Curry e thyen dorën
31 October, 2019 @8:54
Nënkampioni i NBA-së, Golden State Warriors, sot në mëngjes përveç humbjes ndaj Phoenix Sunsit me rezultat 110-121, humbi edhe super yllin Stephen Curry.
Curry kah fundi i çerekut të tretë, pas një dueli me qendrën Aaron Baynes të Phoenixit, u rrëzua mbi dorën e tij dhe u detyrua të largohet nga parketi.
Stafi mjekësor i Warriorsave lajmëroi se 31 vjeçari Curry e kishte thyer dorën e majtë.
Se sa do të mungojë Curry nuk është bërë e ditur ende.