76ers - T'WOLVES

Përleshje në ndeshjen 76ers-T’Wolves
31 October, 2019 @9:15
Philadelphia 76ers e mposhti Minnesota Timberwolvesin me rezultat 117-95.
Në këtë ndeshje rezultati i lojës ishte në plan të dytë, për shkak të përleshjes së Joel Embiidit me Karl Anthony-Townsin.
Dy qendrat gjigande kah mesi i çerekut të tretë filluan ta sulmojnë njëri tjetrin fizikisht, derisa gjyqtarët e ndeshjes i përjashtuan që të dy lojtarët nga parketi.
Shumë shpejt Embiid e Towns pritet të dënohen nga komisioni diciplinor i NBA-së.