MEDI BAYREUTH - PRISHTINA

FOTO/ FIBA Europe Cup
Prishtina pëson në Gjermani
30 October, 2019 @22:06
Kampionia e Superligës së Kosovës në basketboll, Prishtina, ka pësuar humbjen e parë në FIBA Europe Cup.
Prishtina u mposht nga skuadra gjermane medi Bayreuth me rezultat 97-89.
Skuadra e trajnerit Bujar Loci, Prishtina, në çerekun e dytë i pranoi 31 pikë, derisa pjesën e parë e mbylli me rezultat 56-45.
Prishtina në pjesën e dytë e zvogëloi epërsinë deri në 4 pikë, por në epërsi nuk arriti të kalojë dhe kështu e regjistroi humbjen e parë në FIBA Europe Cup.
James Alexander Woodard ishte më i miri te gjermanët me 17 pikë.
Te Prishtina shkëlqyen Dardan Berisha me 30 pikë e 7 asistime dhe Fahro Alihodzic me 15 pikë e 15 kërcime.
Ndeshja e radhës e Prishtinës do të jetë më 6 nëntor kundër Ventspils.