PARA NDESHJES

Fotot: KBRahoveci/fb
Rahoveci kryen stërvitjet e fundit para ndeshjes së sontme
30 October, 2019 @10:41
Skuadra e Rahovecit për herë të parë do të paraqitet në kuadër të BIBL para tifozëve të vetë të zjarrtë. Ekipi aktualisht është duke kryer stërvitjet e fundit para ndeshjes ndaj Ibrit, ndërsa klubi ka bërë të ditur se kanë dalë edhe biletat në shitje.
Bileta për këtë ndeshje kushton 2 euro, ndërsa Mizahir Isma pritet të jetë përplotë, në përballjen ku do të debutojë edhe trajneri i ri i ekipit, Marjan Ilievski.
Rahoveci përballjen e parë në BIBL e ka humbur nga Peja në Karagaç, ndërsa Ibri ka mposhtur Vllazninë në Shkodër.