LAKERS - GRIZZLIES

Davis 40 pikë për fitoren e radhës
30 October, 2019 @8:44
Skuadra e Los Angeles Lakersit, e mposhti Memphis Grizzliesin me rezultat 120-91.
Përforcimi i ri i skuadrës, super ylli Anthony Davis, ishte i pakapshëm në parket. Ai shkëlqeu me 40 pikë e 20 kërcime, derisa nuk luajti në çerekun e fundit.
Davis bëhet lojtari i parë te Lakers që arrin këto shifra që nga koha kur Shaquille O’Neal i kishte arritur.
Përveç Davisit u dallua edhe super ylli LeBron James me 23 pikë, 8 asistime e 2 kërcime.
Te Memphis më i veçuari ishte rookie Ja Morant me 16 pikë.
Pas humbjes në ndeshjen hapëse të stinorit, Los Angeles Lakers nuk është duke pësuar në 3 ndeshje rresht që i zhvilloi, kurse Memphisi ka bilanc prej 1 fitoreve e 3 humbjeve.