ROCKETS - OKC

Westbrook shkëlqen kundër ish-skuadrës
29 October, 2019 @9:10
Houston Rockets e mposhti Oklahoma City Thunderin me rezultat 116-112.
Ndeshja për Houstonin kaloi më e vështirë se sa që e kishin pritur, por në fund arritën të dalin fitues nga ky duel.
James Harden ishte koshashënuesi më i mirë me 40 pikë, kurse Russell Westbrook kundër ish-skuadrës së tij ishte shumë afër shifrave triple-double. Ai luajti me 21 pikë, 12 kërcime e 9 asistime.
Te Oklahoma më i dalluari ishte Dennis Schroder me 22 pikë, 7 asistime e 5 kërcime.