TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (3)
28 October, 2019 @14:46
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së tretë në Ligën e Femrave në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtareve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Enisa Kamerolli (Prishtina), Agnesa Rrahmani (Kastrioti), Zana Zeka (Penza), Valbona Bytyqi (Penza) dhe Aulona Muhadri (Bashkimi).
Vashat e Prishtinës e mposhtën Trepçën me rezultat 40-94. Basketbollistja Enisa Kamerolli shkëlqeu me triple-double përsëri.
Kamerolli e regjistroi triple-doublen e dytë të stinorit. Ajo luajti me 16 pikë, 15 kërcime e 12 asistime.
Krahas humbjes së Kastriotit ndaj Bashkimit, Agnesa Rrahmani ishte më e mira te skuadra nga Ferizaji. Rrahmani luajti me 28 pikë, që ishte shifra më e lartë e xhiros.
Penza e mposhti Vëllaznimin me rezultat 28-79, derisa në pesëshen e javës nga skuadra pejane arritën të zgjedhen Valbona Bytyqi dhe Zana Zeka.
Valbona Bytyqi luajti me 17 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, derisa Zana Zeka me double-double prej 11 pikëve e 19 kërcimeve.
Me double-double luajti edhe qendra e Bashkimit Aulona Muhadri. Aulona në fitoren kundër Kastriotit luajti me 14 pikë, 12 kërcime e 5 asistime.