OKC - WARRIORS

Oklahoma bindshëm ndaj Warriorsave
28 October, 2019 @8:22
Skuadra e Oklahoma City Thunderit në ndeshjen e luajtur kundër nënkampionit Golden State Warrriors, dominoi gjatë tërë ndeshjes.
Oklahoma e mposhti kundërshtarin me rezultat 120-92.
Gjatë ndeshjes në asnjë moment epërsia nuk kaloi te Warriorsat, derisa epërsia më e lartë shkoi deri në 42 pikë në favor të Oklahomës.
Koshashënuesi më i mirë te OKC ishte gjermani Dennis Schroder me 22 pikë, kurse u ndihmua edhe nga italiani Danilo Gallinari me 21 pikë të tjera.
Te Warriorsat më i dalluari ishte Stephen Curry me 23 pikë, 8 kërcime e 5 asistime.
Kjo ishte fitorja e parë e stinorit për Oklahomën në 3 ndeshjet e luajtura, kurse humbja e dytë rresht për për Warriorsat.