LAKERS - HORNETS

Lakers fillon të kap ritmin
28 October, 2019 @8:45
Pas humbjes në ndeshjen hapëse kundër Clippersave, skuadra e Los Angeles Lakersit e regjistroi fitoren e dytë rresht.
Lakers e mposhti Charlotte Hornetsin me rezultat 120-101.
Loja e bukur ekipore e Lakersave gjatë ndeshjes, ndikoi pozitivisht edhe në rezultat.
Gjashtë lojtarë luajtën me pikë dyshifrore, derisa prej tyre u dalluan Anthony Davis me 29 pikë, 14 kërcime dhe LeBron James me 20 pikë, 12 asistime e 6 kërcime.
Te Hornets u veçua Miles Bridges me 23 pikë.
Kjo ishte fitorja e dytë rresht për Lakersat, pas humbjes në ndeshjen e parë.