TEAM OF THE WEEK

Dardan Berisha në TOP 5-shen e javës në FIBA Europe Cup
28 October, 2019 @12:25
Super ylli i Prishtinës, Dardan Berisha, pas votimeve në web faqen e FIBA Europe Cupit, është zgjedhur në TOP 5-shen e xhiros së parë në këtë garë.
Dardan Berisha në fitoren e Prishtinës kundër Apoel Nicosia me rezultat 93-74, ishte më meritori në parket. Ai luajti me 32 pikë, 8 asistime, derisa shënoi gjashtë herë nga vija e treshit.
Dardani gjithashtu është votuar më së shumti nga 1275 votuesve, duke marrë 55% të votave.
Përveç Berishës në pesëshen e javës janë edhe: Jeff Withey (Ironi Ness Ziona), Michael Finke (Legia Warszawa), Barry Stewart (Csu Sibiu) dhe Tayler Persons (ZZ Leiden).