MR TRIPLE-DOUBLE

Westbrook kalon Magic Johnsonin
27 October, 2019 @9:33
Houston Rockets e regjistroi fitoren e parë të stinorit, duke e mposhtur New Orleans Pelicansin me rezultat 126-123.
Në këtë ndeshje, super ylli i raketave Russell Westbrook, luajti me shifrat magjike triple-double prej 28 pikëve, 13 asistimeve e 10 kërcime.
Ky ishte triple-double i 139 në karrierën e Westbrookut, derisa e kaloi legjendën Magic Johnson në këtë kategori dhe u vendos në pozitën e dytë në histori të NBA-së.
Në pozitën e parë gjendet Oscar Robertson me 181 triple-double. Mbetet të shihet se a do të kalohet legjenda Robertson nga Russell Westbrook.