SUNS - CLIPPERS

Suns befason Clippersat
27 October, 2019 @9:17
Pas dy fitoreve ndaj Lakersave dhe Warriorsave, skuadra e Los Angeles Clippersit u befasua nga Phoenix Suns.
Suns e mposhti kundërshtarin me rezultat 130-122.
Devin Booker shkëlqeu te Phoenixi me 30 pikë, 8 asistime e 6 kërcime, derisa ndihmë mori edhe nga Kelly Oubre Jr. me 20 pikë të tjera.
Te Clippers, Montrezl Harrell ishte koshashënuesi më i mirë me 28 pikë, kurse Kawhi Leonard luajti me 27 pikë, 10 asistime e 8 kërcime.
Kjo ishte humbja e parë e Clippersave pas 3 ndeshjeve të zhvilluara, derisa bilanc të njejtë ka edhe Phoenix Sunsi.