TREPÇA (F) - PRISHTINA (F)

Triple-double i dytë për Enisën, Trepça pa fitore
26 October, 2019 @17:01
Një fitore e pritur nga vashat e Prishtinës erdhi në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Prishtina e mposhti Trepçën me rezultat 40-94.
Skuadra e trajnerit Fidan Shatri nuk e lëshoi në asnjë moment epërsinë, për ta regjistruar fitoren e dytë të stinorit në Ligën e Femrave.
Diellza Dekaj ishte koshashënuesja më e mirë te Prishtina me 21 pikë, derisa Enisa Kamerolli shkëlqeu përsëri me shifrat magjike triple-double. Enisa luajti me 16 pikë, 15 kërcime e 12 asistime, derisa u dalluan edhe Tringa Ukaj me 17 pikë e Besjana Martinaj me 13 pikë të tjera.
Te Trepça e vetmja me pikë dyshifrore ishte Melisa Ibrahimi. Ajo luajti me 17 pikë, 3 kërcime e 3 asistime.
Prishtina me këtë fitore ngritet përkohësisht në pozitën e dytë, kurse Trepça ende nuk u njoftu me fitore.
Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Penzën, kurse Trepça me Kastriotin.