LAKERS - JAZZ

Kingu njoftohet me fitore
26 October, 2019 @9:29
Pas humbjes ndaj Clippersave, Los Angeles Lakers e mposhti Utah Jazzin me rezultat 95-86.
Performanca fenomenale e dyshes LeBron James dhe Anthony Davis, bëri që Lakersat ta regjistrojnë fitoren e parë të stinorit.
James shkëlqeu me 32 pikë, 10 asistime e 7 kërcime, kurse Davis u dallua me 21 pikë e 7 kërcime.
Te Utah Jazz më i miri ishte Donovan Mitchell me 24 pikë e 5 kërcime.
Lakers në ndeshjen e radhës do të takohet me Charlotte Hornets, derisa Utah Jazz me Sacramento Kings.