WARRIORS - CLIPPERS

Clippers dominon edhe ndaj Warriorsit
25 October, 2019 @10:11
Pas fitores kundër Los Angeles Lakersit, skuadra e Los Angeles Clippersit e mposhti edhe Golden State Warriorsin, duke dominuar gjatë tërë ndeshjes.
Clippers mposht Warriorsat me rezultat 141-122, derisa nuk e lëshoi epërsinë në asnjë minutë gjatë ndeshjes.
Te djelmoshat e trajnerit Doc Rivers, 7 lojtarë luajtën me pikë dyshifrore, derisa prej tyre u dalluan Lou Williams me 22 pikë, Kawhi Leonard me 21 pikë, 9 asistime e 5 kërcime dhe Patrick Patterson me 20 pikë të tjera.
Në anën tjetër më i dalluari te Warriorsat ishte Stephen Curry me 23 pikë, 4 kërcime e 4 asistime.
Kjo ishte fitorja e dytë e Clippersave, derisa humbja e parë në ndeshjen e parë të stinorit për Warriorsat.