NETS - WOLVES

Irving me 50 pikë, por pa fitore
24 October, 2019 @9:07
Performanca fenomenale e yllit të Brooklyn Netsit, Kyrie Irving, nuk mjaftoi për fitore.
Irving në ndeshjen kundër Minnesota Timberwolves luajti me 50 pikë, derisa për t’u bërë heroi i natës ishte larg një tentimi.
Kyrie në ndeshjen e cila shkoi në vazhdime, e mori iniciativën për ta përfunduar ndeshjen me tentimin e fundit, por nuk ishte i saktë dhe pësuan me rezultat të ngushtë 126-127.
Në anën tjetër më i dalluari ishte Karl Anthony-Towns me 36 pikë e 14 kërcime.