VËLLAZNIMI - VUSHTRRIA

TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Vëllaznimi fiton dramën në Gjakovë
23 October, 2019 @21:18
Ndeshja hapëse e xhiros së dytë në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll, në mes të Vëllaznimit dhe Vushtrrisë, përfundoi me fitoren e skuadrës gjakovare vetëm pas vazhimeve.
Vëllaznimi e mposhti Vushtrrinë me rezultat 73-64.
Skuadra kuqezi ishte në shumicën e kohës në epërsi, ishin afër të festonin fitoren, por shënimi i Mendrit Ademit nga vija e treshit, bëri që të vonohet festimi për pesë minuta më vonë.
E në vazhdime Vëllaznimi u tregua më i kujdesshëm, duke e mposhtur kundërshtarin për ta regjistruar fitoren e dytë të stinorit.
Përforcimi i ri i skuadrës gjakovare, Xavier Newson, ishte më i miri me 34 pikë e 11 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Arion Balluku me 25 pikë, 8 asistime e 6 kërcime. Këta dy ishin të vetmit me pikë dyshifrore.
Te Vushtrria u dalluan Erhan Sholla me 25 pikë dhe Mendrit Ademi me 18 pikë të tjera.
Pas 2 ndeshjeve të zhvilluara, Vëllaznimi ka 2 fitore, kurse Vushtrria 2 humbje.
Në xhiron tjetër, Vëllaznimi do të takohet me Borean, ndërsa Vushtrria me Prishtinën e Re.