VLLAZNIA - IBRI

Foto: balkanleague.net
Vllaznia mposhtet nga Ibri minimalisht
23 October, 2019 @10:39
Në hapje të stinorit të ri të BIBL, Vllaznia është mposhtur në Shkodër nga ekipi i Rozhajës, Ibri, me rezultat minimal 64-65.
Amerikani Jonathan Hudson shutoi në sekondën e fundit të ndeshjes për të kërkuar fitoren e Vllaznisë, por pasaktë dhe mysafirët u gëzuan në fund.
Ibri në fakt dominoi në tre çerekët e parë të ndeshjes duke krijuar avantazh të konsiderueshëm, për t’ia lënë Vllaznisë çerekun e fundit, që për pak nuk e theu ekipin malazez (11-13, 17-22, 28-35 dhe 17-9).
Më i dalluar te ekipi shkodran ka qenë Bryquis Perine me 21 pikë të shënuara e 2 asistime, ndërsa Dod Lekndreaj shtoi 16 të tjera e 7 kërcime.
Malazezët që arritën fitoren e parë në hapje të stinorit në Qazim Dervishi të Shkodrës, lojtar më të dalluar kanë pasur Nemanja Simovicin me 14 pikë, ndërsa nga 13 shënuan Marko Ljujic e Elvis Çekiç.