CLIPPERS - LAKERS

Derbi i Los Angelesit i takoi Clippersave
23 October, 2019 @9:43
Dy kandidatët për titullin kampion, Clippers e Lakers, sot në mëngjes u takuan në ndeshjen e dytë hapëse të stinorit 2019/20 në Staples Center.
Derbi i Los Angelesit i takoi Clippersave, të cilët e mposhtën kundërshtarin me rezultat 112-102.
Efekti i Kawhi Leonardit në skuadrën e Los Angeles Clippers u vërejt që nga ndeshja e parë. Ai shkëlqeu me 30 pikë, 6 kërcme e 5 asistime, derisa ndihmë mori edhe nga Lou Williams me 21 pikë të tjera.
Te Lakers u dalluan Danny Green me 28 pikë, Anthony Davis me 25 pikë dhe LeBron James me 18 pikë, 9 kërcime e 8 asistime, por nuk mjaftuan për ta hapur stinorin me fitore.
Te Clippersat në këtë ndeshje nuk luajti ylli Paul George, për shkak të lëndimit.
Los Angeles Clippers në ndeshjen e radhës do të përballet me Golden State Warriors, kurse Lakersat me Utah Jazz.