RAPTORS - PELICANS

Kampioni fiton pas vazhdimeve
23 October, 2019 @9:11
Ndeshja hapëse e stinorit 2019/20 në NBA, në mes të Toronto Raptors dhe New Orleans Pelicans, përfundoi pas vazhdimeve me fitoren e kampionit aktual Torontos.
Raptorsat e mposhtën kundërshtarin me rezultat 130-122.
New Orleans Pelicans edhe pse luajti pa numrin 1 të draftit Zion Willimasonin, tregoi një lojë të bukur ndaj kampionit aktual, por përvoja e skuadrës kanadeze bëri që ta fillojnë stinorin me fitore duke e mposhtur kundërshtarin në vazhdime.
Pascal Siakam dhe Fred VanVleet ishin më të mirët te Toronto duke luajtur me nga 34 pikë secili, kurse te Pelicansat më i dalluari ishte Brandon Ingram me 22 pikë.
Toronto në ndeshjen e radhës do të takohet me Boston Celtics, kurse New Orleansi me Dallas Mavericks.