TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (6)
21 October, 2019 @12:10
TopSporti.com ka zgjedhur më të mirët e xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në basketboll. Borozani.com
Ekipin e javës e përbëjnë: Stevie Clark (Bashkimi), DJ Hanes (Trepça), Justin Gray (Rahoveci), Jure Gunjina (Rahoveci) dhe Fahro Alihodzic (Prishtina).
Përforcimi më i ri i Bashkimit, Stevie Clark, shkëlqeu në ndeshjen e parë të karrierës së tij në Superligë. Ai në derbin lokal kundër Prizrenit ishte më i miri në fitoren e skuadrës.
Clark luajti me 26 pikë, 7 kërcime e 7 asistime, derisa Bashkimi e mposhti Prizrenin me rezultat 82-73.
Në fitoren e parë të stinorit për Trepçën, luajt rol të rëndësishëm performanca e lojtarit DJ Hanes. Ai u dallua me 39 pikë, e cila ishte shifra më e lartë e xhiros 6 në Superligë, derisa skuadra mitrovicase e mposhti Pejën me rezultat 76-65.
Në pesëshen e javës arritën të zgjedhen dy lojtarë nga Rahoveci. Justin Gray dhe Jure Gunjina, me performancat e tyre u vendosën në pesëshen e javës.
Gray në fitoren e Rahovecit kundër Yllit luajti me 18 pikë e 8 kërcime, kurse kroati Gunjina me 17 pikë, 8 kërcime e 7 asistime.
Pesëshen e javës e mbyll lojtari Fahro Alihodzic i Prishtinës. Alihodzic kundër Lipjanit luajti me 21 pikë, 8 kërcime e 3 asistime.