BASHKIMI (F)
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Përquku: Me mbrojtje dhe lojë kolektive, drejt fitores
20 October, 2019 @11:35
Njëra nga lojtaret më të dalluara të Bashkimit, Arbnore Përquku, në një bisedë me TopSporti.com, ka thënë se derbin do ta fitojnë me mbrojtje të fortë dhe me lojë kolektive.
“Jemi përgatitur maksimalisht, normal loja për Superkup ka qenë fillimi. Nuk kemi qenë të përgatitura me kondicion as ne e as Prishtina mjaftueshëm, tani mendoj se jemi shumë më të mira fizikisht.
Atmosfera në ekip është e mirë, me një mbrojtje të fortë dhe lojë kolektive do të fitojmë. Mendoj që jemi një ekip që luajmë lojë kolektive, kjo është edhe arma jonë kryesore, do ia dalim të fitojmë,”- u shpreh Arbnore Përquku për TopSportin.
Prishtina dhe Bashkimi fituan ndeshje në xhiros së parë, derisa ndeshja e sontme do të fillojë në ora 19:30.