LIPJANI - PRISHTINA

Prishtina merr përkohësisht kreun
19 October, 2019 @18:45
Kampionia e Superligës së Kosovës në basketboll, Prishtina, me lehtësi e mposhti Lipjanin me rezultat të thellë 70-105.
Siç është pritur ashtu edhe ndodhi. Skuadra e Prishtinës gjatë tërë ndeshjes nuk e lëshoi epërsinë dhe e regjistroi fitoren e radhës.
Dardan Berisha është më i miri te Prishtina me 29 pikë, 5 kërcime e 5 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Fahro Alihodzic me 21 pikë të tjera.
Te Lipjani u dalluan Demarkus Stuckey Jr me 26 pikë, kurse përforcimi i ri i skuadrës Devaughn Jenkins luajti me double-double prej 23 pikëve e 10 kërcimeve.
Kjo ishte fitorja e katërt rresht për Prishtinën, derisa Lipjani ende nuk është njoftuar me fitore pas 6 ndeshjeve të zhvilluara.
Në xhiron tjetër Prishtina luan me Trepçën, kurse Lipjani me Feronikelin.