TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (1)
19 October, 2019 @17:11
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së parë në Ligën e Femrave në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtareve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Enisa Kamerolli (Prishtina), Agnesa Rrahmani (Kastrioti), Valbona Bytyqi (Penza), Tokjona Rexhaj (Prishtina) dhe Saranda Daci (Bashkimi).
Enisa Kamerolli ka shkëlqyer për Prishtinën në ndeshjen kundër Vëllaznimit. Ajo ishte e pakapshme duke luajtur me shifrat magjike triple-double prej 21 pikëve, 13 asistime e 11 kërcimeve.
Në pesëshen e javës prej Prishtinës arriti të hyjë edhe Tokjona Rexhaj. Tokjona luajti me double-double prej 14 pikëve e 16 kërcimeve.
Rikthimi i Valbona Bytyqit në parket u bë në mënyrën më të mirë. Bytyqi në fitoren e Penzës ndaj Kastriotit luajti rol shumë të rëndësishëm. Ajo gjatë ndeshjes shënoi 24 pikë, i rrëmbeu 16 kërcime dhe i bëri 6 asistime.
Kastrioti pësoi humbje nga Penza, por Agnesa Rrahmani ishte në formë. Ajo luajti me 29 pikë, që ishte shifra më e lartë e xhiros, derisa i rrëmbeu edhe 6 kërcime.
Pesëshen e javës te Liga e Femrave e mbyll lojtarja e Bashkimit, Saranda Daci. Saranda në ndeshjen e parë në ligë me Bashkimin, luajti me 22 pikë, 6 kërcime e 3 bllokada, kurse skuadra e saj e mposhti Trepçën me rezultat 94-36.