Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - VËLLAZNIMI

10 minutëshi i fundit vendimtar për Vëllaznimin

10 minutëshi i fundit vendimtar për Vëllaznimin


17 October, 2019 @20:56

Skuadra gjakovare, Vëllaznimi, me një rikthim në çerekun e katërt të ndeshjes, e mposhti Dritën me rezultat 63-75.

Në fakt rikthimi i kuqezinjëve erdhi që nga fundi i çerekut të tretë, derisa me mbrojtje të mirë në 10 minutëshin e fundit, Vëllaznimi e regjistroi fitoren e parë të stinorit.

Bujar Qeku ishte koshashënuesi më i mirë te Vëllaznimi me 26 pikë, derisa i rrëmbeu edhe 13 kërcime. Gjatë ndeshjes u dalluan edhe Xavier Newson me 17 pikë, 7 kërcime e 6 asistime dhe Arion Balluku me 16 pikë e 8 kërcime.

Në anën tjetër, Qëndrim Demi shkëlqeu te Drita me 28 pikë, por nuk majftuan për fitore.

TABELA AKTUALE

Vëllaznimi në xhiron e dytë do të luaj me Vushtrrinë, kurse Drita me Prishtinën e Re.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë