TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (1)
19 October, 2019 @17:29
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së parë në Ligën e Parë në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Qëndrim Demi (Drita). Bujar Qeku (Vëllaznimi), Edin Peci (Kerasan Prishtina), Diamant Shabani (Istogu) dhe Dion Haxhosaj (AS Prishtina).
Skuadra gjilanase Drita ka pësuar nga Vëllaznimi me rezultat 63-75. Më i miri te Drita ishte Qëndrim Demi që shkëlqeu me 28 pikë e 6 asistime.
Te Vëllaznimi më meritori në fitoren kundër Dritës ishte Bujar Qeku. Ai luajti me double-double prej 26 pikëve e 13 kërcimeve.
Një tjetër double-double erdhi nga lojtari i Kerasan Prishtinës Edin Peci. Edini luajti me 21 pikë e 11 kërcime në fitoren e skuadrës kundër Vushtrrisë.
Performanca më e mirë e javës ishte ajo e Diamant Shabanit. Diamanti i cili njihet me nofkën “Skafka”, ishte shumë afër shifrave magjike triple-double. Ai kundër Boreas shkëlqeu me 33 pikë, 15 kërcime, 9 asistime e 6 topa të rrëmbyer.
AS Prishtina e mbylli xhiron me fitore ndaj New Basketit. Më i dalluari te skuadra e trajnerit Valentin Spaqi ishte Dion Haxhosaj. Dioni luajti me 22 pikë e 19 kërcime.