TREPÇA - PEJA
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Hanes 39 pikë për fitoren e parë
19 October, 2019 @21:02
Skuadra mitrovicase, Trepça, duke e mposhtur Pejën me rezultat 76-65, e regjistroi fitoren e parë të stinorit 2019/20 në Superligë.
Trepça ishte më e disponuar për fitore, ngase në tre çerekët e ndeshjes, ishte më e mirë sesa Peja, ndërsa vetëm çereku i tretë i takoi skuadrës pejane.
DJ Hanes i Trepçës, shkëlqeu me 39 pikë, 5 kërcime e 4 asistime, derisa me pikë dyshifrore luajtën edhe Besnik Azemi me 13 pikë dhe amerikani EJ Boyce me 11 pikë të tjera.
Te Peja me nga 14 pikë luajtën Malcolm Armstead dhe Jamichael Morgan, por nuk mjaftoi për fitore.
Kjo ishte fitorja e parë e Trepçës, krahas 3 humbjeve që i kanë, kurse Peja ka bilanc prej 3 fitoreve e 2 humbjeve deri më tani.
Në xhiron tjetër, Trepça luan me Prishtinën, kurse Peja me Bashkimin.