NGA INFORMATORI NR.6

700€ dënime nga xhiroja e gjashtë
23 October, 2019 @12:20
Pas përballjeve të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll, ku ndër befasitë më të mëdha ishte fitorja e Trepçës ndaj Pejës si dhe triumfi i lehtë i Rahovecit ndaj Yllit, në Informatorin e radhës KG ka shqiptuar edhe dënimet për akterët e kësaj xhiroje.
Kështu, në total janë shqiptuar 700 euro dënime, prej të cilave:
Henrik Sirko i KB Pejës është dënuar për gabim teknik, me 100 euro, pastaj trajneri i KB Prizreni, Arbnor Rifati me 300 euro për të njëjtën, kurse KB Ylli me 300 euro për shkak të lëshimeve në aparatet teknike dhe mungesën e paisjeve ndihmëse.