PRISHITNA - APOEL NICOSIA

Prishtina starton me fitore në FIBA Europe Cup
23 October, 2019 @20:47
Kampionia e Kosovës në basketboll, Prishtina, e startoi aventurën e FIBA Europe Cupit më së miri, duke e mposhtur skuadrën Apoel Nicosia me rezultat 93-74.
Prishtina nga fillimi i ndeshjes e deri në fund nuk e lëshoi epërsinë, duke regjishtruar kështu fitore ndaj kundërshtarit.
Skuadra e trajnerit Bujar Loci, në këtë ndeshje luajti me vetëm shtatë lojtarë, derisa katër prej tyre shënuan pikë dyshifore.
Dardan Berisha ishte ylli i ndeshjes te Prishtina. Ai shkëlqeu me 32 pikë e 8 asistime, derisa u dallua edhe Divine Myles me 22 pikë e 9 asistime dhe Fahro Alihodzic me double-double prej 17 pikëve e 13 kërcimeve.
Te Apoeli më i miri ishte Michael Sanchez Cuffee me 15 pikë.
Ndeshja e dytë e Prishtinës do të jetë më 30 tetor kundër skuadrës Medi Bayreuth në Gjermani.