MAVS - WIZARDS

Doncic shkëlqen, Dallasi fillon me fitore
24 October, 2019 @8:44
Ylli slloven i Dallas Mavericksit, Luka Doncic, në ndeshjen e parë të stinorit 2019/20 për Dallasin kundër Washington Wizards, ka shkëlqyer.
Mavericks e mposhti Wizardsin me rezultat 108-100.
Skuadra nga Teksasi, e regjistroi fitoren e parë përmes yjeve nga Evropa. Doncic dhe Porzingis shkëlqyen në parket. Luka Doncic luajti me 34 pikë, 9 kërcime e 3 asistime, kurse Kristaps Porzingis me 23 pikë e 4 kërcime.
Te Washingtoni më i miri ishte Bradley Beal me 19 pikë.
Dallasi në ndeshjen e radhës do të përballet me New Orleansin, kurse Washingtoni me Oklahomën.