ROCKETS - BUCKS

Bucks rikthehet në çerekun e katërt, Rockets e nis me humbje
25 October, 2019 @10:48
Milwaukee Bucks si mysafire e mposhti Houston Rocketsin me rezultat 111-117.
Bucks me liderin Antetokounmpo, ishin në disavantazh gjatë tërë ndeshjes, por rikthimi i tyre u bë në çerekun e katërt.
Milwaukee në 10 minutëshin e fundit, e kapi një seri prej 10-0 pikëve dhe kaloi në epërsi, kurse 5 minuta para përfundimit të ndeshjes, u detyrua të luajë pa super yllin Antetokonmpo, i cili doli nga loja për shkak të 6 gabimeve personale.
Bucks në minutat e mbetura nuk gaboi dhe arriti ta mposhtë kundërshtarin.
Giannis Antetokonmpo shkëlqeu me shifrat magjike triple-double. Ai luajti me 30 pikë, 13 kërcime e 11 asistime.
Te Houston përforcimi i ri Russell Westbrook ishte më i miri me 24 pikë, 16 kërcime e 7 asistime, por nuk majftuan për fitore.