PRISHTINA E RE - DRITA

Prishtina e Re e regjistron fitoren e parë të stinorit
25 October, 2019 @20:44
Stinori për Prishtinën e Re hapet me fitore.
Skuadra e Prishtinës së Re, e cila ka pushuar në xhiron e parë, e regjistroi fitoren e parë të stinorit, duke e mposhtur Dritën me rezultat 80-64.
Meriton Ismaili luajti rolin kryesor në fitoren e skudrës së trajnerit Albert Sylejmani. Ismaili luajti me 24 pikë, 7 kërcime e 3 asistime, derisa me nga 11 pikë luajtën edhe Engjull Sollova dhe Arbër Sinani.
Te Drita me double-double luajtën Bardh Jakupi (28 pikë,13 kërcimeve) dhe kapiteni i skuadrës Qëndrim Demi (19 pikë, 11 kërcime).
Kjo ishte fitorja e parë e Prishtinës së Re, kurse humbja e dytë e Dritës pas 2 ndeshjeve të zhvilluara.
Në xhiron tjetër, Prishtina përballet me Vushtrrinë, kurse Drita pushon.