BASHKIMI
TOPSPORTI / A.P
Lëndohet Elvan Iljazi
28 October, 2019 @9:34
Skuadra e Bashkimit dje e fitoi ndeshjen kundër Pejës, por e humbi lojtarin Elvan Iljazi.
Iljazi duke u kthyer në mbrojtje e lëndoi gjurin e tij të majtë.
Elvani në momentin e intervenimit nga stafi mjekësor i Bashkimit, për TopSportin ka treguar se lëndimi ishte bërë në të njejtin vend sikurse në lëndimin që e kishte më herët, derisa basketbollisti prizrenas tha se ndjeu një dhimbje në gjurin e tij.
Por lëndimi i Elvanit nuk është serioz, se sa do të jetë jashtë parketit, do të kuptohet pas kontrollit mjekësor.