PELICANS - WARRIORS

Vjen fitorja e parë e Warriorsave
29 October, 2019 @9:04
Nënkampioni i NBA-së, Golden State Warriors, në ndeshjen e tretë të stinorit e regjistroi fitoren e parë.
Warriorsat e mposhtën New Orleans Pelicansin me rezultat 123-134.
Përndryshe nga dy ndeshjet e para, djelmoshat e trajnerit Steve Kerr, në këtë ndeshje luajtën në mënyrë ekipore dhe në asnjë moment nuk e lëshuan epërsinë.
Stephen Curry luajti me 26 pikë e 11 asistime, derisa u ndihmua edhe nga D’Angello Russell me 24 pikë dhe Draymond Green me triple-double prej 16 pikëve, 17 kërcimeve e 10 asistime.
Te Pelicansat më i dalluari ishte Brandon Ingram me 27 pikë, 10 kërcime e 6 asistime.
Kjo ishte fitorja e parë e stinorit për Golden State Warriors, kurse New Orleans Pelincas nuk u njoftua me fitore as në ndeshjen e katërt.