NGA INFORMATORI NR. 7

TOPSPORTI/ A. P.
700€ dënime te Peja, pas humbjes së derbit ndaj Bashkimit
29 October, 2019 @15:37
Dy kroatët e Pejës, trajneri Jeronimo Sarin dhe basketbollisti Henrik Sirko janë gjobitur nga KG i Superligës së Kosovës, pas derbit të humbur nga Bashkimi në xhiron e kaluar.
Trajneri Sarin është gjobitur me 500 euro për shkak të GD-së, përjashtimit nga loja, ndërsa Sirko ka marrë gjobë prej 200 eurove për shkak të gabimeve teknike - shkruan Informatori Nr. 7 i Superligës.
Peja e humbi derbin ndaj Bashkimit 73-76, ndërsa pas gjashtë ndeshjeve të para të stinorit ka bilans prej 3 fitoreve e 3 humbjeve.