SHIKUESHMËRIA

TOPSPORTI/ A. P.
Prizreni-Ylli, ndeshja më e shikuar e fundjavës
29 October, 2019 @15:54
Dueli ndërmjet Prizrenit dhe Yllit i xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës, është raportuar të jetë më i shikuar nga të gjitha ndeshjet e xhiros.
Në përballjen ku ekipi i Prizrenit shënoi fitore ndaj ekipit suharekas me rezultat 78-73 kishte 1 mijë shikues, ka bërë të ditur Informatori Nr. 7 i Superligës së Kosovës.
Asnjë ndeshje tjetër s’ka kapur numrat katërshifrorë të shikuesve në këtë xhiro, ndërsa pas ndeshjes së lartpërmendur, është renditur derbi në Karagaç mes Pejës dhe Bashkimit, që ka mbledhur 700 shikues.
Më pak të shikuara ishin duelet mes Prishtinës e Trepçës dhe Feronikelit e Lipjanit, ku ishin të pranishëm nga 500 shikues te secila ndeshje.
Në total, numri i shikuesve në palestra të Superligës në fundjavën që e lamë pas ka kapur shifrën e 2 mijë e 700 adhuruesve të basketbollit.