KHIMKI - PANATHINAIKOS

Khimki në formë, mposht edhe Panathinaikosin
29 October, 2019 @21:07
Skuadra ruse Khimki, formën e mirë në Euroleague e vazhdoi edhe në ndeshjen kundër Panathinaikosit.
Khimki e mposhti gjigandin grek me rezultat 103-86.
Loja ekipore e Khimkit, ndikoi edhe në rezultat. Skuadra ruse luajti me 9 lojtarë, derisa 6 prej tyre luajtën me pikë dyshifrore.
Ylli i ndeshjes ishte Alexey Shved me 26 pikë e 7 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Janis Timma me 16 pikë, 8 kërcime e 6 asistime.
Te Panathinaikosi u dalluan Jimmer Fredette me 16 pikë dhe Nick Calathes me double-double prej 10 pikëve e 11 asistimeve.
Khimke gjendet në pozitën e katërt me 4 fitore e 1 humbje, kurse Panathinaikos ka bilanc prej 2 fitoreve e 3 humbjeve deri më tani.