DRAGAN RADOVIC
TOPSPORTI/ Arian Paçarizi/ arkiv
Trajneri historik i Bashkimit, zyrtarizohet te Ylli
30 October, 2019 @23:48
Trajneeri malazias, që shkroi histori në Prizren, duke e bërë Bashkimin për herë të parë në histori të klubit - kampion - është emëruar trajner i ri i Yllit të Suharekës.
Dragan Radovic 42 vjeçar, i lindur në Cetinje të Malit të Zi, është zyrtarizuar si trajner i ri i Yllit sonte, ndërsa ai do të zëvendësojë në këtë pozitë trajnerin e shkarkuar sot, Arben Krasniqi.
Radovic së fundi ka punuar në elitën e basketbollit rumun, ku ka drejtuar ekipin e Otelul Galatit, ndërsa tash pritet të debutojë në bankën e suharekasve në përballjen e radhës të ekipit, që do ta luajë ndaj Pejës në fundjavën që vjen, të dileën në ora 17:00.