E FUNDIT
Ylli ndahet me Arben Krasniqin
30 October, 2019 @10:54
Skuadra e Yllit të Suharekës para pak çastesh ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin e saj të deritashëm, Arben Krasniqi. Borozani.com
Krasniqi që njihet si trajneri më i trofeshëm në basketbollin e Kosovës dhe ka qenë selektor i përfaqësueses, pas rezultateve jo të mira në përballjet e fundit me skuadrën dhe pas diskutimit me kryesinë ka ndarë rrugët me ekipin suharekas.
“Përkundër kushteve të mira dhe stabilitetit financiar që ka pasur klubi në këtë fillim-sezonë, dy humbjet e fundit kanë ndikur që të rishikojmë pozitat në klub. Pas një diskutimi të gjatë, kryesia e klubit ka vendosur në shumicë që të ndërpresë marrëdhniet me kryetrajnerin e deritashëm Arben Krasniqi. Kryesia e klubit është mirënjohëse për punën e Krasniqit në krye të klubit dhe korrektësinë e tij,” ka shkruar komunikata e klubit të Ylit.
Në ndërkohë, klubi gjithashtu ka bërë të ditur se është duke kërkuar trajner të ri dhe do ta bëj të ditur shpejt atë.
Ylli aktualisht ka regjistruar 4 fitore dhe 2 humbje në Superligë. Këto dy humbje kanë ardhur në dy xhirot e fundit, kur xhebrailat u mposhtën nga Rahoveci si vendas dhe Prizreni si mysafir.
Krasniqi përndryshe ka udhëhequr Yllin edhe në stinorin e kaluar dhe ka qenë ndër trajnerët e paktë që ka rinisur stinorin me të njëjtin ekip.