BOREA - VËLLAZNIMI
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Vëllaznimi lider, pret të gabojë Istogu
1 November, 2019 @19:01
Skuadra gjakovare, Vëllaznimi, po vazhdon rrugëtimin e saj pa humbje.
Vëllaznimi e mposhti Borean me rezultat 52-78.
Kuqezinjtë gjatë gjithë ndeshjes ishin në epërsi, edhe pse kishte rrënje në lojën e tyre në çerekun e dytë, por skuadra e trajnerit Valon Tanushi e kontrolloi deri në fund ndeshjen për ta regjistruar fitoren e radhës.
Amerikani Xavier Newson ishte përsëri më i miri te Vëllaznimi me 27 pikë e 6 kërcime, derisa u dalluan edhe Bujar Qeku me 13 pikë e 13 kërcime, Bleonis Tanushi me 12 pikë, e Arion Balluku me 10 pikë, 7 asistime e 4 kërcime.
Te Borea i vetmi me pikë dyshifrore ishte Denis Rabusha me 12 sosh.
Vëllaznimi me 3 fitore në 3 ndeshje aktualisht gjendet në krye të tabelës, derisa do të shpresoi të gaboi Istogu për të mbetur aty, kurse Borea ende nuk u njoftua me fitore.
Në xhiron tjetër Vëllaznimi takohet me New Basket, kurse Borea me Prishtinën e Re.