WARRIORS - BLAZERS

FOTO / nba
Warriors me mungesa triumfon ndaj Portlandit
5 November, 2019 @10:09
Nënkampioni i NBA-së, Golden State Warriors, me mungesa të shumta në skuadër, arriti ta mposhtë Portland Trail Blazersin me rezultat 127-118.
Warriorsat në këtë ndeshje luajtën pa yjet Stephen Curry, Klay Thompson, Draymond Green e D’Angello Russell, derisa arritën ta befasojnë kundërshtarin.
Rookie Eric Paschall shkëlqeu te Golden State me 34 pikë e 13 kërcime, derisa përveç tij 5 lojtarë të tjerë luajtën me pikë dyshifrore.
Te Portlandi Damian Lillard luajti me 39 pikë dhe Hassan Whiteside me 22 pikë e 11 kërcime, por nuk mjaftuan ta mposhtin Warriorsin e përgjysmuar.
Kjo ishte fitorja e dytë e Warriorsave krahas 5 humbjeve që i kanë, kurse Portland ka bilanc prej 3 fitoreve e 4 humbjeve.