SUNS - 76ERS

S’ka të pamposhtur në NBA
5 November, 2019 @10:14
Me fitoren e Phoenix Sunsit ndaj Philandelphia 76ers, nuk ka më skuadër të pamposhtur në NBA.
Suns e mposhti Philadelphian me rezultat 114-109.
Në këtë ndeshje te Phoenixi ishte i pakapshëm lojtari Devin Booker. Ai luajti me 40 pikë, 4 kërcime e 3 asistime, derisa shkëlqeu edhe spanjolli Ricky Rubio me 21 pikë, 10 asistime e 7 kërcime.
Te 76ers u dalluan Al Horford me 32 pikë, Tobias Harris me 24 pikë e 10 kërcime dhe Furkan Korkmaz me 20 pikë.
Që të dyja skuadrat nëpër Konferencat e tyre gjenden në pozitën e dytë. Suns ka bilanc prej 5 fitoreve e 2 humbjeve, ndërsa Philadelphia 76ers me 5 fitore e 1 humbje.