NGA INFORMATORI NR 8

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi
Bashkimit 700, Yllit 600 euro dënim
5 November, 2019 @22:12
Pas përfundimit të xhiros së tetë të Superligës, ku humbja e Prishtinës ndaj Bashkimit në Sezai Surroi dhe fitorja e Rahovecit ndaj Prizrenit në Mizahir Isma dha lider të ri në elitë, FBK ka publikuar Informatorin Nr 8, ku janë bërë të ditura edhe dënimet për ekipet për shkak të mosrespektimit të PG-së.
Kështu, më së shumti dënime janë shqiptuar në derbin e zhvilluar në Prizren, ku Bashkimi priti Prishtinën.
Steve Clark i Bashkimit për GT dënohet me 100 euro. Ndërsa për shkak të hudhjes së gjësendeve nga tifozëria dhe ndezjes së flakadanëve, ekipi portokallezi nga Prizreni është dënuar me 600 euro tjera.
Në anën tjetër, trajneri i Prishtinës, Bujar Loci për GT ka marrë dënim 300 eurosh.
Dënim tjetër në këtë xhiro, është regjistruar për Yllin. Suharekasit për herë të dytë nuk i janë përshtatur Nenit 48.14.1 që dyfishon shumën e dënimit, prej 300 në 600 euro. E ky Nen dënon ekipet për mungesë ose mosfunksionim të ndriçimit LED në konstruksionin e koshave, që është obligativ për secilin klub të Superligës.