PRIZRENI

FOTO/ Prizreni
Prizreni përforcohet me amerikanin Nichols
5 November, 2019 @20:14
Skuadra e Prizrenit, sot e zyrtarizoi përforcimin e pestë të skuadrës, amerikanin Ty Nichols.
Nichols 190 cm i gjatë, luan në pozitat 2 dhe 3, ndërsa së fundi ishte pjesë e skuadrës Keene State College. Ai luajti me mesatare prej 27.4 pikëve, 8 kërcimeve e 5 asistimeve për ndeshje.
Prizreni përveç Ty Nichols, në skuadër i ka të huajt: Malcolm Canada, Elliott Cole, AJ Sanders dhe Bennett Holley. Sipas rregullores së FBK-së, njëri prej tyre duhet të pushojë, ngase është e lejuar të jenë vetëm 4 të huaj në formacionin e skuadrës.
Prizreni aktualisht gjendet në pozitën e katërt me bilanc prej 4 fitoreve e 4 humbjeve.