Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NUK U NEVOJIT FARE DARDAN BERISHA

Prishtina lidere, thellë ndaj Vëllaznimit

Fotot: KBPrishtina/ fb

Prishtina lidere, thellë ndaj Vëllaznimit


4 March, 2023 @20:01

Pas çerekut të parë, u kuptua gjithçka në këtë ndeshje. Prishtina do të parakalonte lehtë në Shani Nushi karshi Vëllaznimit, derisa në semafor rezultati figuronte 7-38, pas vetëm 10-minutash lojë!

Nga ky moment e tutje ndeshja shkoi disi si barabartë me çerekë, por epërsia e Prishtinës asnjëherë nuk u vu në pikëpyejte, ndërsa u thella edhe pak në çerek të fundit për përfundimtaren Vëllaznimi 51-86 Prishtina.

Jan Palokaj @ Prishtina

Fitorja e 18 sezonale e Prishtinës me mbi 30 pikë dallim ka bërë që ekipi të përmirësojë edhe më koshdallimin e përgjithshëm, ndërsa nga lojtarët bardhekaltër koshashënues më të mirë kanë qenë Nate Grimes dhe Rrezart Memedi me nga 17 pikë të shënuara.

TABELA AKTUALE

Pesë lojtarë të Prishtinës kryen lojën me pikë dyshifrore, ndërsa Dardan Berisha nuk u përdor fare sonte nga Ahmet Kandemir. Jan Palokaj tregoi gjithanshmërin e tij përsëri, derisa bëri 9 pikë, 6 asistime e 11 kërcime.

Për Vëllaznimin ndeshja kishte përfunduar herët, pasi që rikthimi dukej i pamundur ndaj Prishtinës në disponim. Devin Johnson me 13 pikë ishte koshashënuesi më i mirë, ndërsa me nga 10 pikë lojën e kryen Jordan Harris dhe Burim Zekiqi.

Fitorja bën Prishtinën të ketë bilans 18-6 në vend të parë, ndërsa Vëllaznimi i gjashti ka bilans 8-16. Në xhiron e ardhshme Prishtinën e pret derbi me Trepçën, ndërsa Vëllaznimi luan ndaj Pejës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga