PRISHTINA - LIPJANI
Prishtina me gjysmë force ndaj Lipjanit
30 September, 2018 @20:53
Skuadra e Prishtinës ka shënuar edhe fitoren e dytë në Superligë.
Trajneri Martin Zollner, i ka provuar të gjithë lojtarët në ndeshjen e sontme ndaj Lipjanit, të cilin e mposhti me 20 pikë epërsi, 84-64.
Mysafirët arritën t’i bëjnë ballë Prishtinës së favorizuar vetëm në pjesën e parë, derisa dallimi u krijua kryesisht në çerekun e tretë.
Më i miri në fitoren e Prishtinës ishte Demario Mayfield me 26 pikë, kurse te Lipjani u dallua mitrovicasi Musab Mala me 17 pikë të shënuara.