PRISHTINA - LEVSKI

Prishtina mposht Levskin, para dy ndeshjeve si mysafir
31 March, 2022 @21:12
Skuadra e Prishtinës ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në kuadër të Grupit C të BIBL, duke e mposhtur Levskin me rezultat 68-63.
Levski çerekun e parë e mbylli në epërsi me rezultat 16-24, derisa këtë epërsi e ruajti edhe në çerekun e dytë 32-40.
Prishtina në pjesën e dytë u këndellë dhe e barazoi rezultatin në çerekun e tretë 54-54, kurse në çerekun e fundit duke shënuar 14 pikë dhe pësuar vetëm 9 pikë, arriti fitoren e radhës.
Koshashënuesi më i mirë në ndeshjen ishte Lejson Zeqiri me 19 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Jan Palokaj me 14 pikë dhe Meriton Ismaili e Henry Dugat me nga 10 pikë secili.
Te Levski të vetmit me pikë dyshifrore ishin Ventsislav Petkov me 13 pikë dhe Joshua Parker me 12 pikë.
Prishtina në fazën e dytë të BIBL, nuk ka pësuar asnjë ndeshje në shtëpi, derisa ka bilanc prej 3 fitoreve e 1 humbjeje deri më tani, kurse ka një ndeshje më pak se kundërshtari Levski që gjendet në pozitën e dytë me 3 fitore e 2 humbje.
Pas kësaj ndeshjeje ish dy herë kampionit të BIBL i mbesin edhe dy ndeshje tjera si mysafir për të përfunduar fazën e dytë, ndaj Hapoel Elionit më 5 prill dhe ndaj Levskit më 7 prill.
TABELA AKTUALE, BIBL, GRUPI C:
1 | Hapoel Elion | 3-2 | ||
2 | Levski | 3-2 | ||
3 | Prishtina | 3-1 | ||
4 | Akademik | 1-5 |