Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEVSKI 77-69 PRISHTINA

Prishtina mposhtet, përfundon e treta dhe mëson rivalin drejt F4

Foto: KBPrishtina/fb

Prishtina mposhtet, përfundon e treta dhe mëson rivalin drejt F4


7 April, 2022 @18:42

Basketbollistët e Prishtinës janë mposhtur nga Levski në palestrën Triaditsa të Sofjes, duke përfunduar kështu të tretit në Grupin C të BIBL.

Me këtë, Prishtina do të ketë punë ndaj Maccabi Haifas në luftë për një pozitë për Final Four të BIBL 2021/22.

Sa i përket lojës, dallimi kryesor u bë në cerekun e tretë të ndeshjes, pasi që pjesa e parë kryesisht kaloi baraz 32-33, ndërsa në cerekun e fundit furia e bardhekaltërve për të bërë më shumë, nuk mjaftoi dhe kështu Levski fitoi ndeshjen 77-69 [15-11, 17-22, 26-12, 19-24].

Ventisislav Petkov ka qenë më efikasi te Levski, duke luajtur me 22 pikë në fitore, ndërsa Ivica Radic ka kryer lojën me double-double prej 15 pikësh e 10 kërcimesh në fitore të Levskit, që për kundërshtar në çerekfinale të PlayOffit dhe biletë për Final Four do ta ketë Balkan Botevgradin.

Te Prishtina dy lojtarë kryen lojën me pikë dyshifrore. Jetmir Zeqiri luajti me 19 pikë, ndërsa Wendell Mitchell kreu ndeshjen me 15 pikë, 9 kërcime e 6 asistime.

Me këtë ndeshje ka përfunduar edhe faza e dytë grupore e BIBL për Grupin C, ndërsa ndeshja e radhës që luhet sonte nuk ndikon në tabelën e Grupit D.



FINAL FOUR dhe PLAYOFF

Në Final Four direkt kualifikohen i pari i Grupit C, Hapoel Elion dhe i pari i Grupit D, Ironi Nahariya.

I dyti i Grupit C, Levski luan PlayOff ndaj të tretit të Grupit D, Balkan, në sistem vajtje-ardhje për një biletë për Final Four.

Njëjtë, edhe i dyti i Grupit D, Maccabi Haifa, luan ndaj të tretit të Grupit C, Prishtina, në sistem vajtje-ardhje për biletën e fundit për Final Four.



TABELA AKTUALE, BIBL, GRUPI C:

1 Hapoel Elion 4-2
2 Levski Sofia 4-2
3 Prishtina 3-3
4 Akademik Plovdiv 1-5

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League